Sensacioni i Liverpoolit, Mohamed Salah nuk do t’i bashkohet Barcelonës derisa Lionel Messi vazhdon të udhëheq gjithçka në Camp Nou.
Salah është përfolur për transferim te Barcelona gjatë ditëve të fundit pasi gjiganti katalunas supozohet se është duke kërkuar për të arritur një marrëveshje, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi egjiptian shënoi 44 gola brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon brenda të cilit “Redsat” siguruan kualifikimin në top katërshe dhe arritën në finale të Ligës së kampionëve.Interesimi i Barcelonës në yllin e Liverpoolit duket se vjen si pasojë e vendimit të sulmuesit Antoine Griezmann për të mos finalizuar transferimin në Camp Nou. Dhe, sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, Salah nuk ka ndërmend të largohet nga Liverpooli për transferim te Barcelona.
E prapa vendimit të tij qëndron sulmuesi Lionel Messi.
Reprezentuesi argjentinas ka shumë ndikim në Camp Nou për shkak të statusit të tij si lojtari kryesor i klubit./arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...