Mohamed Salah ka refuzuar shansin për të zëvendësuar superyllin Cristiano Ronaldo në Real Madrid pas kontaktit nga klubi muajin e kaluar.
Sipas gazetës spanjolle ‘El Pais’, ‘Los Blancos’ kanë folur me agjentët e të dy yjeve, Mohamed Salahs dhe Harry Kanes, për të mbuluar hapësirën e lënë nga kapiteni i Portugalisë, transmeton portali arbresh.info.
Por, Salah ka refuzuar shansin që t’i bashkohet Real Madridit dhe në vend të kësaj ka nënshkruar një kontratë të re te klubi në Anfield, ndërkohë që Tottenhami nuk ka ndërmend të shes Kanen.
Anësori egjiptian ka shënuar 32 gola në Premierë Ligë sezonin e kaluar dhe synon të fitoj Topin e Artë.
Fituesi i pesëfishtë Cristiano Ronaldos iu bashkua Juventusit për 100 milionë euro dhe Real Madridi është në kërkim të një ylli të madh.
Eden Hazard duket një opsion më i arritshëm për skuadrën spanjolle.
Sulmuesi 27-vjeçar i Chelseas nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e tij për të luajtur në Bernabeu derisa vazhdon të ketë vetëm edhe dy vite kontratë me klubin në Stamford Bridge./arbresh.info/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha