Mohamed Salah është zënë në pritë nga një gazetar spanjoll derisa po ecte sot (e martë) në aeroport.
Salah është pyetur rreth lëndimit të tij në shpatull, nëse mund të jetë i gatshëm apo jo për Kampionatin Botëror dhe nëse ka në plan t’i bashkohet Real Madridit, transmeton portali arbresh.info.
Por, reprezentuesi egjiptian ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve. Gazetari iu afrua Salahs derisa ai po ecte me një valixhe në dorë duke e pyetur: “A do të luash në Kampionatin Botëror? A je i gatshëm? A pret të startosh në Kampionatin Botëror?Salah lëvizi kokën nga një anë në tjetrën duke sugjeruar se ka ende dyshime rreth disponueshmërisë së tij në Kampionatin Botëror.
Pyetjet më pas vazhduan, po pa pasur përgjigje.
“A mendoni se Ramos iu lëndoi me qëllim në finalen e Ligës së Kampionëve”, pyeti gazetari.
“A është e mundur që ju të luani në Real Madrid vitin e ardhshëm?”
“Si jeni? Shumë njerëz shqetësohen për ju dhe lëndimin tuaj?”
Eventualisht, Salah u largua duke mos dhënë ndonjë përgjigje./arbresh.info/
Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së vizituan ushtrimin fushor ...
Ish-eprori i UÇK-së, Xhevahir Geci i bashkohet PDK-së, do të...
Hoxha: Raportit nëntëmujor i Policisë së Kosovës njofton ulj...
Instruktorët turq trajnojnë ushtarët e FSK-së
Spanjë: 78 persona ende të zhdukur nga vërshimet
Kevin e uron Anën pasi u anulua televotimi nga ‘Vëllai i Mad...