Mohamed Salah pësoi lëndim ndaj Man Cityt, por për çfarë dëmtimi bëhet fjalë?

08:33 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Liverpooli e shkatërroi Manchester Cityn në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur në ndeshjen e parë në ‘Anfild Road’ me shifrat 3:0, përcjellë arbresh.info.

Liverpooli në këtë ndeshje ishte skuadër fantastike duke treguar futboll cilësor sidomos në pjesën e parë ku u shënuan edhe të tre golat.

Mohamed Salah në këtë ndeshje shënoi golin e parë në minutën e 12 dhe asistoi në golin e 3 të Liverpool për Sadio Mane.

Mirëpo, ai u largua nga loja në minutën e 59-të për shkak të një lëndimi të pësuar pas një dueli me Fernandinhon. “Ai me tha pas ndeshjes se është mirë, gjithçka është ok me të. Shpresojë të është kështu”, tha trajneri i Liverpoolit Jurgen  Klopp pas ndeshjes. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme