Mohamed Salah do të përballet me një dilemë fetare në rast se Liverpooli arrin në finale të Ligës së Kampionëve.
Salah është duke praktikuar fenë myslimane dhe sigurisht pritet të agjërojë në muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili fillon më 15 maj – dhjetë ditë para finales në Kiev, transmeton portali arbresh.info.Myftiu i Madh i Egjiptit, Shawki Allam i ka dhënë leje Salahs dhe bashkëlojtarëve të tij te skuadra kombëtare e Egjiptit të shtyjnë agjërimin e tyre për ditët në përgatitje për Kampionatin Botëror.
Por, Salah dhe yjet tjerë të fesë myslimane në dhomën e zhveshjes te Liverpooli – Sadio Mane dhe Emre Can – duhet të marrin gjithashtu një vendim në rast se “Redsat” arrijnë në finale pasi rrezikojnë gjendjen e tyre fizike për shkak që nuk iu lejohet ushqimi dhe pijet ose do të dështojnë në zbatimin e agjërimit, i cili është një nga pesë shtyllat e Islamit, për hir të futbollit.
Dhe, këtu ekziston një arsye për të besuar që Salah, emri i të cilit në gjuhën arabe do të thotë “adhurim”, do të veproj kundër besimit të tij. Ai ka pranuar në vitin 2014 se ka pasur probleme në agjërimin e Ramazanit gjatë stërvitjeve parasezonale te Chelsea.
“Ramazani ishte pak i vështirë për mua sepse ne kishim dy seanca stërvitore çdo ditë, moti ishte shumë i nxehtë dhe unë kam luajtur në çdo ndeshje”, kishte thënë Salah.
“Nuk isha në gjendje të pijë ujë deri në ora 21:30. Edhe pse jam mësuar me këtë, tani ka përfunduar dhe unë mund të ha dhe pi normal”
“Kur ju stërviteni dy herë në ditë, energjia juaj bie në seancën e dytë, por kjo do të thotë shumë për mua, prandaj unë jam shumë i lumtur dhe ndihem mirë”
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka zbuluar në një intervistë për ‘Channel 4 News’ se si Salah, Mane dhe Can mbajnë besimin e tyre derisa vazhdojnë të jenë futbollistë profesional.
“Salah është një mysliman. Ai i bënë të gjitha gjërat që një mysliman i bënë”, ka thënë Klopp. “Para ndeshjes i bënë procedurat e larjes dhe gjëra të tilla”
“Ne vijmë një minutë apo dy më herët në dhomën e zhveshjes në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për lojë. Është ai, Sadio dhe Emre Can”
Së fundmi, tifozët e Liverpoolit kanë filluar të shkruajnë në rrjete sociale se do të bëhen mysliman për nder të heroit të tyre. Por, besimi i tij mund t’i shkaktoj probleme në futboll në rast se “Redsat” arrijnë në finalen e tetë evropiane./arbresh.info/
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së