Mohamed Salah nuk e festoi golin e James Milner nga penaltia

17:01 | 23 Prill 2019
Arbresh Info

Liverpooli vazhdoi shpresat e tyre për titull me fitoren 2 me 0 ndaj Cariffit të dielën e kaluar.

Pas fitores 1 me 0 të Manchester Cityt kundër “Spursve” të shtunën, skuadra e Jurgen Klopp ishte në dijeni se asgjë tjetër përveç fitores nuk i duhur atyre, transmeton portali arbesh.info.

Dhe gjërat ishin të tensionuara në atë ndeshje.

Derisa po afrohej një orë lojë, “Redsat” ishin duke pasur probleme për të thyer mbrojtjen e skuadrës që rrezikon dëbimin nga liga. Por, kjo ndodhi deri në momentin kur Georginio Wijnaldum me një goditje të fuqishme pas asistimit nga Trent Alexander Arnold zhbllokoi shifrat.

Më pas, Cardiffi humbi një shans të mrekullueshme kur Sean Morrison dështoi për të dërguar me kokë topi në rrjetë.

https://twitter.com/gully_burrows/status/1120001617032622084

Minuta më vonë, ndeshja përfundoi.

Morrisson mbajti për një kohë të gjatë sulmuesin Mohamed Salah duke i dhënë egjiptianit një mundësi për tu shtrirë në tokë. Gjyqtari Martin Atkinson drejtoi gishtin te pika e bardhë duke i dhënë atyre goditje nga penaltia.

Por, para se të ekzekutohej ndodhi një argument rreth penaltisë.

James Milner ka qenë gjithmonë shumë i saktë me goditjet nga njëmbëdhjetëmetërshi me fanellë të Liverpoolit, por Salah dëshironte ta ekzekutonte atë. Sidoqoftë, ishte ky i fundit që u detyrua të tërhiqej megjithëse penaltia do t’i ipte shans atij për të kryesuar në tabelën për Këpucën e Artë.

Por, një video shfaq se Milner mori topin atij nga dora duke e lënë Salahn të zhgënjyer.

https://twitter.com/viagoalstv32/status/1120041635948240897

Fatmirësisht, ekzekutuesi i penaltive të klubit ishte i saktë duke i dhënë Liverpoolit tri pikë.

Megjithatë, pamjet e filmuara nga tifozët kanë kapur edhe reagimin e Salah dhe superylli shihet se nuk ishte i kënaqur fare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme