Mohamed Salah nis kërkimet për shtëpi në Madrid

12:12 | 14 Prill 2018
Arbresh Info

Philippe Coutinho siç duket ka zbuluar një sekret madhështor në lidhje me të ardhmen e Mohamed Salahs.

Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton që 25-vjeçari tashmë ka nisur kërkimet për shtëpi në Madrid para transferimit të tij të shumë përfolur në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Salah ka njoftuar ish bashkëlojtarin e tij në Liverpool, Philippe Coutinhon, rreth transferimit të tij të propozuar.

Sulmuesi ka pyetur mesfushorin e Barcelonës rreth kalimit nga Premierë Liga.

Por, braziliani më pas iu ka thënë bashkëlojtarëve të tij, përfshirë Lionel Messin, se ata tani mund të përballen sezonin e ardhshëm me Salahn dhe Cristiano Ronaldon./arbresh.info/

Të ngjashme