Ikona e futbollit egjiptian, Mohamed Salah ka marrë për ditëlindje një tortë prej 100 kilogram të dekoruar me një Këpucë të Artë.
Me qirinj dhe dy pjesë të mëdha, torta për ditëlindjen e 26-të të egjiptianit ishte dërguar te skuadra e tij kombëtare në Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info. Ylli i futbollit festoi ditëlindjen e tij më 15 qershor.
Salah, i cili u lëndua në finalen e Liverpoolit në Ligë të Kampionëve kundër Real Madridit, nuk luajti për Egjiptin në takimin e tyre të parë në Kampionatin Botëror të premten.
Skuadra e Egjiptit, e cila është dashur të luaj në mungesë të liderit të tyre, është mposhtur me rezultat 1 me 0 nga Uruguai.
Vazhdon të mbetet ende e panjohur se kur do të rikthehet në fushë sulmuesi i Liverpoolit./arbresh.info/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen