Mohamed Salah mbetet alternativë e Real Madrid në rast se transferimi i Mbappes dështon

08:44 | 21 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Real Madrid do të kërkojë të nënshkruajë me superyllin e Liverpool, Mohamed Salah, nëse ndjekja e tyre për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dështon, raporton “Fichajes”.

Mbappe vazhdon të jetë prioritet për Los Blancos me kontratën e tij me kryeqytetin francez që i skadon këtë verë.

Megjithatë, raportet e fundit kanë regjistruar se PSG është duke përgatitur një kontratë të re të madhe për Mbappen – që mund ta bëjë atë futbollistin më të paguar në botë – në një përpjekje për të shmangur interesin nga gjigantët spanjollë.

Me pasigurinë në rritje për fituesin francez të Kupës së Botës, Madridi e ka kthyer vëmendjen e tyre drejt Salah.

Sulmuesi i Reds është padyshim një nga lojtarët më të mirë për momentin, pasi ka shënuar 25 gola dhe nëntë asistime në të gjitha garat këtë sezon.

Madridi po kërkon të përfitojë nga ngecja e kontratës së Salah me Merseysiders. Marrëveshje akuale e ndërkombëtarit egjiptin skadon në verën e vitit 2023 dhe ai raportohet se dëshiron të jetë lojtarë më i paguar i Reds nëse duhet të pajtohet për një zgjatje kontrate.

30-vjeçari gjithashtu ka deklaruar disa herë se dëshiron të vazhdojë të luajë për Liverpoolin, por vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij i takon klubit.

Diku tjetër, Madridi është i prirur të sjellë disa emra të famshëm këtë verë, pasi dështoi ta bëjë këtë në dy sezonet e fundit.

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland është një tjetër objektiv për Los Merengues, por mund të ketë një konkurrencë dërrmuese për nënshkrimin e tij, me Manchester City, Barcelona dhe PSG të interesuar.

Rivalët kryesorë të Madridit, Barça kanë regjitruar gjithashtu interesimin e tyre për Salah pasi Xavi duket të jetë një admirues i madh i tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme