Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah ka këmbëngulur se negociatat e kontratës me klubin nuk kanë të bëjnë vetëm me paratë dhe nuk e di se ku qëndron e ardhmja e tij afatgjatë.
Salah është nën kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023, gjë që ka sjellë rritje të spekulimeve për të ardhmen e tij afatgjatë mes mungesës së marrëveshjes për kushte të reja, pavarësisht bisedimeve në vazhdim.
29-vjeçari, i cili ka shënuar 155 gola në 245 paraqitje për Reds, ka thënë në më shumë se një rast në të kaluarën se dëshrion të qëndrojë dhe kjo varet nga klubit. Megjithatë, menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp kohët e fundit pohoi se klubi mund të bëjë pak më shumë.
90min zbuloi në fillim të këtij muaji se Salah dhe Liverpool mbeten ‘larg’ për të rënë dakord për një marrëveshje të re. Hierarika e Anfield është e gatshme të bëjë Salah lojtarin më të paguar të klubit, i cili do të kalonte marrëveshjen prej 250 mijë funte në javë që ka Virgil van Dijk, por ka rezerva për dyshimin e pagës së tij aktuale për t’u bërë një nga më të paguarit në Premier League.
Me pak fjalë, Reds janë të përgatitur të ofrojnë 300 mijë funte në javë, por nuk ka gjasa të arrijnë 400 mijë funte.
FourFourTwo, Salah ka pohuar se dështimi për të rënë dakord deri më tani për një marrëveshje, pavarëisisht se ai dhe klubi janë të prirur për ta bërë këtë, nuk ka të bëjë vetëm me paratë.
“Nuk e di, më ka mbetur edhe një vit”, tha ai për revistën kur u pyet nëse ishte i sigurt për të mbetur një lojtari i Liverpoolit në planin afatgjatë.
“Mendoj se tifozët e dinë se çfarë dua, por në kontratë nuk ka të bëjë fare me paratë. Pra, nuk e di, nuk mund t’ju them saktësisht. Më ka mbetur edhe një vit dhe fansat e dinë se çfarë dua”.
“Ky klub do të thotë shumë për mua – unë e kam shijuar futbollin tim këtu më shumë se kudo, i dhashë klubit gjithçka dhe të gjithë e panë këtë. Kam pasur shumë momente të pabesueshme këtu, duke fituar trofe, gola idividualë, trofe idividualë. Është si një familje këtu”, përfundoi Salah./Arbresh.info
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë