Sipas Paul Merson, Mohamed Salah nuk është i lumtur në Liverpool dhe Real Madridi mund të shtrojë ofertë për të në merkaton e transferimeve në janar.
Analisti i njohur në kolumnen e tij për ‘Starsport’ ka shkruar:
“Salah nuk më duket i lumtur në Liverpool për momentin dhe kam bërë këtë edhe më parë te lojtarët si Luis Suarez dhe Philippe Coutinho”
“E ka shikuar atë duke shënuar kundër Huddersfieldit dhe gjuha e trupit të tij dukej e mrekullueshme. Kjo do të më shqetësonte mua nëse do të isha një tifoz i Liverpoolit”
“Nëse ju largoni golat e tij, atëherë ata nuk janë më konkurrent për titull”
“Tifozët e Liverpoolit kanë parë lojtarë të mëdhenj duke u larguar edhe më parë. Ata do të ishin shumë të zemëruar nëse edhe Salah do të largohej gjithashtu. Por, kjo është ajo që ndodhë kur ju jeni të suksesshëm në Premierë Ligë”
“Klubet edhe më të mëdha vijnë dhe ju thërrasin. Liverpooli duket sikur ata mund të jenë përreth për një kohë të gjatë me skuadrën që ata kanë tani”
“Prandaj, humbja e një pjese të mëdha do të ishte shkatërruese për tifozët. Por, unë nuk do të isha i shokuar nëse Real Madridi bënë një ofertë të madhe për të në janar dhe ju e dini se si funksionojnë këto gjëra, tashmë mund të ketë pasur kontakt”
Sulmuesi 26-vjeçar ka shënuar katër gola në Premierë Ligë brenda nëntë paraqitjeve deri tani./arbresh.info/
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit
Çitaku: Raportet me SHBA-në varen edhe nga kush udhëheq inst...
Begaj takim me kryebashkiakun e Cërrikut, e përgëzon për pro...
Donald Tusk: Fitorja e Trump do të ketë pasoja për sigurinë ...