“Mohamed Salah i gatshëm t’i bashkohet Real Madridit”

17:53 | 17 Prill 2018
Arbresh Info

Mido ka përsëritur besimin e tij që Mohamed Salah është duke u kërkuar nga Real Madridi.

Ylli i Liverpooli shënoi kundër Bournemouthit të shtunën golin e tij të 40-të brenda këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info. Real Madridi është përfolur se ka shfaqur interesim në anësorin 25-vjeçar dhe Mido është i sigurt që interesimi i tyre është i vërtetë.

“Real Madridi është duke e kërkuar atë”, ka thënë Mido pasi bëri komente të ngjashme edhe në fillim të këtij sezoni. “Ne tashmë i kemi parë të gjitha performancat e dobëta nga Gareth Bale dhe Karim Benzema”

“Kisha frikë që Salah mund të dështonte në Liverpool, por mendoj se tani është i gatshëm për të kaluar në nivelin e ardhshëm”

“Real Madridi do të ishte në gjendje t’i shfrytëzoj fuqitë e tij”

Salah, i cili iu bashkua gjiganti anglez nga Roma për 44 milionë funta verën e kaluar, ka dërguar Liverpoolin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme