Google ADS

“Mohamed Salah është më i mirë se Neymar”

19:04 | 17 Prill 2018
Arbresh Info

Forma e Mohamed Salahs te Liverpooli këtë sezon e ka vendosur ata para sulmuesit të PSG-së, Neymarit.

Kështu mendon analisti në ‘ESPN’ dhe komentatori i Premierë Ligës, Ian Darke, transmeton portali arbresh.info.

Salah ka shënuar 40 gola brenda të gjitha kompeticioneve te Liverpooli që nga arritja e tij nga AS Roma verën e kaluar. Egjiptiani ka dërguar gjigantin anglez në pozitën e tretë në Premierë Ligë me 30 gola dhe i ka ndihmuar atyre të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku ai do të përballet me ish skuadrën e tij.Neymar është vlerësuar shpesh si futbollisti i tretë më i mirë në botë, prapa superyjeve si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Por, Darke beson që Salah me këtë sezon fantastik duhet të jetë para brazilianit.

“Mirë, për momentin duhet të jetë Salah për shkak se Neymar është i lënduar, apo jo!”, ka thënë fillimisht ai. “Jo, ju duhet të zgjedhin në fakt Salahn. Ai shënon në çdo ndeshje”

“Po, ai është i shkëlqyer, ai është fantastik. Besoj se do të shënoj shumë edhe sezonin e ardhshëm gjithashtu”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme