Me një lutje të përzemërt në llogaritë e tij në rrjetet sociale, ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, iu drejtua të gjithëve për ndalimin e dhunës në Gaza, duke theksuar nevojën urgjente për ndihmë humanitare.
Ylli i futbollit shprehu shqetësimin e tij të thellë për brutalitetin në rritje, duke theksuar se çdo jetë ka rëndësi të madhe.
“Nuk është gjithmonë e lehtë të flasësh në kohë si kjo. Ka pasur shumë dhunë dhe shumë brutalitet që të thyen zemrën”.
“Të gjitha jetët janë të shenjta dhe duhet të mbrohen. Masakrat duhet të ndalen. Familjet po copëtohen”, ka thënë Salah në një video në Instagram, shkruan telegrafi.
Ai theksoi se ndihma humanitare për Gazën duhet të lejohet menjëherë.
“Njerëzit atje janë në kushte të tmerrshme. Skenat në spital mbrëmë ishin tmerruese. Banorët e Gazës kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore”.
“Populli i Gazës ka nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore. Unë po u bëj thirrje liderëve botërorë të bashkohen. Për të parandaluar masakrën e mëtejshme të shpirtrave të pafajshëm. Njerëzimi duhet të mbizotërojë”, nënvizoi egjiptiani.
— Mohamed Salah (@MoSalah) October 18, 2023
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...