Google ADS

Modric zbulon lojtarët me të cilët do dëshironte të luante

23:52 | 15 Tetor 2018
Arbresh Info

Në një intervistë për ‘France Football’, mesfushori Luka Modric ka zbuluar se me cilët lojtarë do të dëshironte të luante.

“Do doja të luaja me Boban, idoli im te skuadra kombëtare, më pas me Zidanen, i cili fatmirësisht më ka trajnuar mua dhe me të cilin kam jetuar momentet më të mira të historisë time në Real Madrid. Më pas do të ishte Ronaldo Nazario”, përfundoi Modric, transmeton portali arbresh.info. 

Modric është përfolur shumë për transferim te Interi gjatë verës dhe duket se kroati do të dëshironte t’i bashkohej skuadrës në Serie A.

Megjithatë, Real Madridi i dha fund këtyre spekulimeve duke deklaruar në fund se mesfushori do të qëndrojë në klub.

Si një lojtar në moshën 33-vjeçari, Modric mund t’i jap fund karrierës së tij te skuadra në Bernabeu, megjithëse transferimi te Interi nuk mund të përjashtohet duke marrë parasysh formën e tij së fundmi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme