Modric beson se Kroacia mund ta fundosë Argjentinën, kur të takohen të enjten.
Mesfushori i Kroacisë, Luka Modric, tha se i gjithë presioni do të jetë mbi Argjentinën, kur të dy ekipet do të përballen në ndeshjen e dytë të tyre në Kupën e Botës 2018, e vlefshme për Grupin D.
Kroatët e nisën turneun me fitoren 2-0 ndaj Nigerisë, të shtunën në mbrëmje, pak orë pasi Argjentina u ndal në një barazim 1-1 nga Islanda, me Leo Messi që humbu edhe një penallti.
Argjentina dhe Kroacia do të përplasin brirët të enjten dhe Modric është i mendimit se përfaqësuesja e tij mund të fitojë duke garantuar kualifikimin në 1/8-t e finaleve në Kupën e Botës në Rusi.
“Ne do të luajmë një ndeshje shumë të mirë kundër Argjentinës. Padyshim që do të jetë shumë e vështirë, por mendoj se mund të marrim tre pikët”, tha Modric.
“Do të luajmë për fitore, sepse ky rezultat na jep mundësinë të realizojmë objektivin e parë që i kemi vënë vetes në Rusi”, shtoi ai.
“Duhet të bëjmë më të mirën tonë për t’ia dalë mbanë. I gjithë presioni është mbi Argjentinën, sepse nuk mund të humbasë”.
Dy ekipet janë ndeshur katër herë me njëri-tjetrin, Argjentina kryeson 2-1 me fitores, ndërsa një sfidë është mbyllur barazim.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza