Ish-lojtari i Real Madridit, Predrag Mijatovic, ka zbuluar se e ardhmja e Luka Modric në Real Madrid mund të jetë lëkundur.
Gazeta spanjolle “AS” ka raportuar se kroati ka pasur disa oferta në drejtim të tij dhe njëra nga to vjen nga klubi i MLS, Inter Miami dhe se Modric e ka dëgjuar propozimin e tyre tashmë.
Gjatë pauzës së fundit të kombëtareve, Modric dhe David Beckham, bashkëpronar i klubit amerikan, u takuan dhe darkuan së bashku, sipas Mijatovic.
“Ai ka marrë oferta nga Shtetet e Bashkuara, nga shumë ekipe dhe nga kjo në veçanti. Ai tashmë kishte një nga Arabia Saudite, por donte të qëndronte në Madrid”, shpjegoi Mijatovic.
Lionel Messi gjithashtu raportohet se është i interesuar për mundësinë që Modric t’i bashkohet klubit. Raporti shton se mesfushori veteran tashmë e ka bërë të qartë se ka vënë re një ndryshim në rolin e tij te Real Madrid dhe se është i gatshëm të ndryshojë ambient.
Modric është pjesë e Los Blancos që nga viti 2012 kur atëherë u transferua nga Tottenhami për shumën e 35 milionë eurove.
38-vjeçari deri më tash numëron 23 trofe me Real Madridin ku në mesin e të cilave fitoi pesë herë Ligën e Kampionëve dhe tri herë Ligën e Spanjës./Telegrafi/
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...