Skuadra arabe Al Nassr nuk e ka ndërmend të ndalet vetëm me marrjen e yllit botëror Cristiano Ronaldo, por synon edhe emra të tjerë të njohur nga futbolli evropian.
Së fundi u raportua se ata po provojnë ta rrëmbejnë mesfushorin kroat Luka Modric nga Real Madridi, por kjo duket se nuk do të ndodh.
Sipas “Marca”, mesfushori i Real Madridit, ka refuzuar ofertën e klubit të Arabisë Saudite që kërkuan ta merrnin atë pas përfundimit të këtij sezoni.
Me kontratën e Modricit që skadon në fund të sezonit, Al Nassr shpresonte ta ribashkonte atë me ish-shokun e skuadrës Cristiano Ronaldo dhe thuhet se po ofronte një pagë prej 40 milionë euro në vit.
Megjithatë, legjenda kroate duket se do të vazhdojë te Real Madridi edhe për një sezon tjetër./lajminet
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...