Luka Modric do të detyrohet të mos jetë pjesë e ndeshjes së Real Madridit në Superkupë të Spanjës ndaj Barcelonës të dielën për shkak të një kartoni të kuq që pranoi tri vite më parë.
Rivalët më të mëdhenj në Evropë do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të parë për kupë këtë vikend pasi Real Madridi fitoi La Ligën dhe Barcelona ngreu trofeun ‘Copa del Rey’, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Zinedine Zidane duhet të mendoj rreth ndeshjes pa yllin e tyre Luka Modric, i cili është ndëshkuar me karton të kuq gjatë ndeshjes së fundit për Superkupë të Realit në vitin 2014.
Mesfushori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 89′ në disfatën e tyre ndaj Atletico Madridit. Dhe, si rezultat i kësaj, Modric nuk do të ketë opsion tjetër përveçse të shikojë ndeshjen nga tribunat derisa Reali synon të sigurojë trofuen e tyre të dytë këtë sezon./arbresh.info
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen