Luka Modric nuk ka ndonjë problem me largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi pas nëntë viteve “të rëndësishme”, por pretendon se ai nuk do të largohet vetë menjëherë.
‘Los Blancos’ iu largua figura e tyre kryesore gjatë verës për shkak se fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë zgjodhi për të bërë një sfidë të re në Itali me Juventusin, transmeton portali arbresh.info. Ashtu si Ronaldo, Modric ka ngjallur thashetheme të shumta gjatë merkatos së kaluar, ku Interi kërkonte të transferonte atë në Serie A.
“Kam ndarë gjashtë sezone të bukura me Ronaldon, ndoshta më të mirat në karrierën time dhe kemi bërë shumë gjëra së bashku”, ka thënë mesfushori kroat për ‘Sportske Novosti’.
“Pikëpamja ime është që qëndrimi për nëntë vite në Real Madrid është i rëndësishëm në aspektin se si është ndier ai në këtë klub fantastik. Mes gjërave të tjera, ai ka fituar pesë Topa të Artë. Ju nuk mund të arrini këtë nëse ju nuk keni paqe në ambient”
“Unë kam qenë këtu për gjashtë sezone e gjysmë dhe unë mund të them me siguri se ne jemi një grup i mirë, me njerëz të pjekur dhe lojtarë kualitativ, raporte të mira dhe një atmosferë të shkëlqyer”
“Sigurisht, këtu ka ditë të mira dhe të këqija, por forca kryesore e grupit nuk mund të vihet në pyetje. Nëse do të ishte kështu, ne nuk do të kishim mundësi të fitonim gjithë këta trofe, asnjë skuadër ose ndonjë individ”
Modric vazhdon përflitet për largim nga Real Madridi, po ai ka insistuar se nuk do të shkojë askund./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?