Mesfushori i Real Madrid-it, Luka Modric beson se Kylian Mbappe duhet të largohet nga PSG për ta dominuar futbollin.
Pavarësisht se është 21-vjeçar, francezi cilësohet si një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe ka fituar katër tituj të Ligue 1 me PSG e Monaco, kurse Kupën e Botës me Francën, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Modric e ka këshilluar Mbappe-n të largohet nga “Parku i Princave” dhe të dominojë futbollin.
“Mbappe ka gjithçka për të dominuar futbollin”.
“Por, mendoj se me kualitetin që ka duhet të shkojë në një kampionat, në të cilin skuadra e tij nuk do fitojë lehtë”, deklaroi ai.
Kroati, i cili ka fituar Topin e Artë në vitin 2018 ka thënë se dëshiron të përfundojë karrierën te “Los Blancos”.
“Jam i sigurt se mund të luaj edhe për dy vite, pastaj do shohim”.
“Do të doja për përfundoja karrierën te Real-i, por kjo gjithashtu varet nga klubi”.
“Sigurisht do mësoj për trajner. Për mua, Kombëtarja është ndjenjë më e madhe se futbolli, si lojtar ashtu edhe trajner do jem i nderuar aty”, përfundoi ai.
Dje Modric ishte në formacionin e parë kundër Eibar, ndeshje në të cilën fituan me rezultat 3 – 1./arbresh.info.
Informacionet e fundit në lidhje me vdekjen e George Baldock
25 vjet nga themelimi i PDK-së, Krasniqi: Bashkë, drejt 25 v...
Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor
I konsideruar si ‘stuhia e shekullit’, momenti ku uragani Mi...
Protestojnë sot serbët në veri, kërkojnë lirimin e Arsenjevi...
Liban, vriten në një sulm izraelit pesë punonjës shëndetësor...