Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka arritur të fitoj 10 finalet e tij të fundit në të cilat ka marrë pjesë dhe që janë vendosur nga një ndeshje e vetme.
Qysh pas arritjes së tij në Spanjë, kroati ka fituar 11 tituj që janë vendosur në finale, përfshirë katër trofe në Ligë të Kampionëve (2014, 2016, 2017 dhe 2018), një Kupë të Mbretit në vitin 2014, tri Superkupa Evropiane (2014, 2016, 2017) dhe tri Kupa të Botës për Klube në vitin 2014, 2016 dhe 2017, transmeton portali arbresh.info.
E vetmja ndeshje që nuk luajti si startues ishte ajo në Kupën e Botës për Klube të vitit 2014 për shkak të një lëndimi dhe finalja e fundit që ka humbur është ajo në vitin 2013 kundër Atleticos në Kupë të Mbretit.
“Rojiblancos’ arritën të mposhtin Modricin në finalen me dy ndeshje të Superkupës së Spanjës në vitin 2014, një kompeticion që lojtari e ka fituar sezonin e kaluar kundër Barcelonës.
Pavarësisht se ka marrë pjesë në 14 finale gjatë karrierës së tij, kroati nuk ka arritur të shënoj ndonjë gol dhe ndeshja e së dielës kundër Francës do të jetë një mundësi madhështore për të që të fitoj trofeun e parë me vendin e tij./arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë