Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka falënderuar Cristiano Ronaldon për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në klub pas transferimit te Juventusi.
Modric, i cili do të jetë kapiten i Kroacisë në finalen e Kampionatit Botëror të dielën, ka pranuar se është i zhgënjyer me largimin e legjendës portugeze, transmeton portali arbresh.info.
“Dëshira ime ishte që Cristiano Ronaldo të qëndronte. Ai është unik dhe është për keqardhje që u largua”, u ka thënë 32-vjeçari gazetarëve pas fitores në gjysmëfinale të Kroacisë kundër Anglisë.
“E falënderojë atë për gjithçka që ka bërë në Real Madrid. I uroj atij më të mirat përveç kur luan kundër Real Madridit”
Ronaldo finalizoi transferimin sensacional prej 100 milionë euro te kampioni në Serie A në fillim të kësaj jave pas nëntë viteve qëndrim në Madrid./arbresh.info/
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...