Modric i jep shpresë tifozëve të Real Madrid

12:04 | 14 Qershor 2023
K.B

Luka Modriç ende nuk ka zyrtarizuar të ardhmen e tij, derisa në pyetjen e mediumit Radio Marca ka folur shkurtimisht për këtë çështje.

“A do të përshëndetem tani me ju, apo do të shihemi përsëri në Madrid verës? Jo, do ta shohim njëri-tjetrin përsëri”, tha Modriç.

Kontrata e 37 vjeçarit me Real Madrid skadon në fund të qershorit, ndërsa për të oferta ka edhe nga Arabia Saudite./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme