Modric i emocionuar pasi fitoi “Topin e Artë”, ja çfarë thotë

22:35 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Luka Modric është shpallur fituesi i “Topit të Artë, në ceremoninë e mbajtur në Paris të Francës.

Mesfushori i Real Madrid është ai që i ka dhënë fund epokës Messi – Ronaldo, duke u bërë lojtari i parë pas 10 viteve që e fiton këtë trofe ( që nuk quhet Messi apo Ronaldo).

Kroati është shprehur tejet i lumtur dhe njëkohësisht ka pasur shumë emocione pasi e pranoi trofeun më të madh individual, shkruan lajmi.net.

Modric: “Është një ndjenjë unike, jam i lumtur dhe krenarë. Është një nder, kam shumë emocione që janë të vështira për t’u shprehur. Më lejoni të falënderoj ata që më kanë ndihmuar, shokët e ekipit, trajnerët dhe teknikët e Madridit, si dhe të gjithë ata që punojnë, gjithashtu ata të ekipit kombëtar kroat, dhe ata që votuan për mua. Topi i Artë ishte diçka më shumë, është një nder dhe privilegj për ta marrë atë sonte ” ka thënë Luka

I pyetur se si ndihet që është lojtari i parë që mposhtë Lionel Messin dhe Ronaldon, Modric ka thënë:

“Është e mahnitshme, ata janë dy lojtarë fenomenalë… por ka edhe shumë talentë të tjerë: Mbappé, Griezmann, Neymar … ata gjithashtu konkurruan dhe nëse kam fituar atë, kjo është për shkak se kam bërë diçka të veçantë. Ka qenë viti im ” ka thënë për fund kroati.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme