Sipas shumë raporteve, mesfushori i Real Madridit, Luka Modric është duke kërkuar ende transferimin te Interi, por koha është duke kaluar pa u arritur ende ndonjë marrëveshje.
“Nerazzurrët” kanë rënë dakord me yllin kroat, por klubi i tij është duke refuzuar madje të mendoj shitjen e tij, transmeton portali arbresh.info.
Modric është ftuar për finalen e nesërme në Superkupë të Evropës dhe derisa po afrohet e enjtja si dita mbyllëse e afatit kalimtar në kampionatin italian, një marrëveshje nuk pritet të arrihet me klubeve.
Pavarësisht kësaj, ‘Sky Italia’ raporton që mesfushori ende dëshiron që t’i bashkohet Interit dhe agjenti i tij Vlado Lemic është duke punuar për të siguruar transferimin.
Modric ka bërë të qartë ndaj klubit se dëshiron t’i lejohet largimi, por nuk do të shkaktoj ndonjë problem në rast se nuk ndodhë finalizimi i marrëveshjes./arbresh.info/
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor