Real Madridi ka njoftuar se Luka Modric e Marcelo janë infetkuar me coronavirus.
Klubi spanjoll ka bërë testet rutinore për COVID-19, duke dalë edhe me dy rezultatet të padëshiruara.
“Real Madrid CF raporton se lojtarët tanë Marcelo dhe Luka Modrić kanë rezultuar pozitivë me COVID-19”, thuhet në njoftim.
Skuadra spanjolle ka bërë të ditur se gjendja e dy lojtarëve është aktualisht e mirë dhe nuk ka ndonjë efekt tjetër te lojtarët e tjerë.
Braziliani dhe kroati janë futur në vetëizolim dhe do të mungojnë për dhjetë ditë së paku.
Comunicado Oficial#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 15, 2021
Të ngrëshme apo helmuese? Entuziastët e kërpudhave në Francë...
Mbappe merr një vendim të çuditshëm për karrierën e tij që k...
Yakin deklarohet pas humbjes ndaj Serbisë – flet edhe për pa...
Admirali Munsch tregon nëse do të ketë shtim të trupave të K...
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Harris me presion ndaj Trump për shëndetin e tij: Nuk dihet ...