“Modric duhet ta fitoj Topin e Artë”

16:48 | 20 Shtator 2018
Arbresh Info

Trajneri i AS Romas, Di Francesco ka përkrahur mesfushorin Luka Modric për të fituar këtë vit Topin e Artë.

Kroati është një konkurrent i vlefshëm për këtë çmim dhe e meriton çmimin prestigjioz sipas italianit, transmeton portali arbresh.info.

“Mirë, sigurisht, tifozët dëshirojnë që një lojtar i Real Madridit të fitoj Topin e Artë, por nga pikëpamja ime e meriton për atë që bëri me skuadrën kombëtare”, ka thënë Di Francesco.

“Ajo që ai ka arritur në Kampionatin Botëror ishte e jashtëzakonshme dhe në Real Madrid aftësitë e tij kanë qenë gjithmonë të mira”, shtoi Di Francesco në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Real Madridi mposhti “Giallorossët” mbrëmjen e kaluar me rezultat të thellë 3 me 0./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme