Pavarësisht zërave se Luka Modriç do të pranojë ofertën për rinovim me Realin e Madridit, e cila do të shoqërohet pa dyshim me rritjen e pagës së lojtarit, klubi i Interit do të bëjë sot tentativën e fundit, ose ndoshta me anë të emisarëve të tyre do të provojnë të rezistojnë në Madrid, deri ditën e hënë në mëngjes, përpara se “galaktikët” të nisen në drejtim të Estonisë.
Sigurisht që nëse prezenca e 33-vjeçarit kroat do të jetë në avionin e Realit të Madridit ose jo do të tregojë edhe se si kjo çështje do të përfundojë, por ndërkohë, është Zhang Jr. ai që sot mund të kërkojë një takim me drejtuesit spanjollë dhe natyrisht edhe me menaxherin e lojtarit.
Djali i “bosit” Zhang Jindong do të provojë që të bindë Realin e Madridit, sepse ai tashmë e ka bërë ofertën e tij joshëse dhe tundimi nga ana e Luka Modriçit ekziston për t’u veshur zikaltër (oferta e Interit, 4 vite në Milano dhe 2 vite të tjera në Kinë, te Jingsu, për një total prej 80 milionë eurosh).
Nëse deri më dje oferta e Interit ishte 15 milionë euro për huazimin njëvjeçar dhe 25 milionë euro për blerjen e detyruar në verën e ardhshme, italianët do ta shtyjnë në 35 milionë euro shlyerjen e detyrueshme, duke konfirmuar edhe 15 milionët e huazimit.
Gjithsesi, përpara faktit që Reali i Madridit është gati që të rrisë pagën e fantazistit të tij edhe për të paktën tre vitet e ardhshme, kjo diferencë prej 10 milionë eurosh nuk pritet që të bëjë diferencën në përgjigjen e presidentit Florentino Perez.
Por, ndoshta, një shtyrje dhe një rritje e ofertës për pagën e vetë Luka Modriçit, nga 10 në 12 milionë euro apo akoma në barazimin e ofertës së Realit (14 milionë euro në vit), ndoshta kjo do të ishte lëvizja që mund të ndryshonte letrat në tavolinë.
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...