Modric dhe Kroos i dëshirojnë fat Casemiros te Manchester United me letra emocionuese

12:22 | 20 Gusht 2022
K.B

Dyshja e Real Madridit, Luka Modric dhe Toni Kroos kanë shkruar të dy një mesazh emocional lamtumirës për ish-bashkëlojtarin e tyre, Casemiron.

Letra e Toni Kroos:

Me ty, Case im i dashur, ishte e pamundur të mos derdhje djersë… në çdo situatë. Sepse nuk do të na lije të pushonim as në një banjë turke.

Qëndrimi atje ishte një mundim tjetër: i kishe thënë dikujt të shkonte dhe thuajse kishe gati biçikletat dhe pesha për stërvitje atje. Një njoftim për kolegët tonë të rinj që ta dinë. Sepse me ty edhe banja turke ishte palestër… dhe i lejoje njerëzit të shtrihen vetëm kur është koha për të bërë përkulje (pjesë e stërvitjeve).

Do të më mungosh. Si një profesionist shembullor. Si një top lojtar. Si një luftëtar që më shpëtoi shumëherë… Por, mbi të gjitha, si njeri i mirë.

Ne kemi bërë histori, o njeri! Çfarë skena legjendare. Tani rrugët tona sportive ndahen, por miqësia jonë mbetet. Të siguroj.

Të uroj më të mirat, shihemi së shpejti.

Paç fat.

Toni jot.

Më poshtë mund ta lexoni edhe letrën nga Modric:

I dashur Case, ende e mbaj mend debutimin tënd me klubin tonë… Sa nervoz ishe! Të kërkova të jesh i qetë dhe tani mendoj për këtë dhe të shoh se si doli. Çfarë keni arritur! Ishte gjithashtu sezoni im i parë dhe asnjëri prej nesh nuk mund ta imagjinonte se çfarë kishte ruajtur futbolli për ne.

Ti je bërë një udhëheqës i vërtetë. Ti ke qenë për shokët e skuadrës dhe për Real Madridin. Do ta kujtojmë gjithmonë.

Kemi fituar shumë bashkë, por i ruaj momentet që askush nuk i sheh. Me punën e përditshme në Valdebebas. E sidomos me batutat, sepse ke qenë gjithmonë në humor të mirë, edhe në momente tensioni apo kur ka pasur dështime.

Ato të qeshura me ty më dhanë qetësi. Ashtu si të shikoj prapa dhe të shoh ty, duke ditur se do të ketë shumë “Njega-Njega”. Ti ke qenë truproja (në fushë) më e mirë në botë.

Do të më mungosh, por të uroj më të mirat. Kjo është ajo që meriton një profesionist dhe një person si ti.

Faleminderit për gjithçka dhe fat të mirë, mik!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme