Gjatë pushimeve për festat e fundvitit, atë periudhë lojtarët shqiptarë e kishin shfrytëzuar për t’u kthyer në atdhe, për të qëndruar disa ditë me familjarët e tyre.
Nga Skocia, kishte ardhur edhe Eros Grezda, i cili gjatë qëndrimit në Tiranë, pati kohë edhe për një foto me moderatoren e njohur të “Procesit Sportiv”, Nevina Shtyllën, shkruan “Panorama”.
Ngacmimet për këtë foto nuk kanë munguar as nga Edi Manushi, në emisionin e fundit të “Procesit Sportiv”, por Nevina u shpreh për këtë fotografi: “Këtë javë kishim këtu disa nga çunat e Kombëtares. Kishin ardhur për pushime. Më tha të të bëj të fala. Bashkë me Grezdën u gjetëm rrugës. U takuam rastësisht, folëm, më tha t’i bëj të fala Manushit”, shprehet ajo, transmeton Gazeta Olle.
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...