Kompania online e basteve Bodog do të jetë sponsor i Ayr United edhe për një vit dhe tashmë ka bërë një tjetër “goditje” me lansimin e fanellave të sezonit të ardhshëm.
Fushata ‘topless’ e sezonit të kaluar i krijoi disa probleme skuadrës skoceze, por kjo nuk i ka ndalur ata të rikthehen sërish duke zbuluar fanellat e reja në një mënyrë të ngjashme, transmeton portali arbresh.info.
Bordi i skuadrës Ayr ka vendosur që brendi dhe reklamimi i vazhdueshëm është diçka vitale duke promovuar fanellat e tyre në një formë të çuditshme me shpresën që t’i motivoj lojtarët sezonin e ardhshëm.
Klubi shpreson që fanella e re t’i ndihmoj atyre në promovim derisa vazhdojnë të kenë qëllim rikthimin e pozitës së tyre në Premierë Ligën e Skocisë.
Bodog është sponsor i Ayr United që shtatë vite dhe në të kaluarën ka sponsorizuar edhe klubet e tjera si West Bromin dhe Arsenalin./arbresh.info
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll