Mo Salah – Real Madrid, arrihet marrëveshja

19:42 | 8 Maj 2018
Arbresh Info

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka arritur një marrëveshje për t’iu bashkuar Real Madridit këtë verë.

Ish anësori i Chelseas ka qenë në formë sensacionale që nga rikthimi i tij në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info. Salah ka shënuar 43 gola brenda të gjitha kompeticioneve dhe reprezentuesi egjiptian është rrugës për të mposhtur sulmuesin Harry Kane të Tottenhamit për “Kupucën e Artë”.25-vjeçari ka dërguar “Redsat” në finale të Ligës së Kampionëve, ku skuadra e Jurgen Klopp do të përballet me Real Madridin të shtunën më 26 maj. Megjithatë, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ thotë se ajo do të jetë gjithashtu ndeshje e fundit e Salahs për Liverpoolit para se t’i bashkohet Realit.

Ata pretendojnë në formë sensacionale se Salah ka arritur një marrëveshje që t’i bashkohet Real Madridit me presidentin Florentino Perez.

Gazeta e lartpërmendur shton se Real Madridi dhe Liverpooli ende nuk kanë rënë dakord për tarifën e transferimit. Megjithatë, Klopp kërkon të paktën 200 milionë euro për yllin egjiptian këtë verë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme