Superylli egjiptian, Mohamed Salah, ka vazhduar me formën e tij briliante në fanellën e Liverpoolit.
Salah pa dyshim se është nënshkrimi i sezonit, pasi është shndërruar në lojtarin kyç të skuadrës së Jurgen Kloppit.
Ai sonte me katër golshin e tij, ka thyer rekordin e Fernando Torresit, sa i përket golave të shënuar brenda një sezoni, kur kanë mbetur dhe shtatë ndeshje deri në fund të sezonit.
Katër golat në fitoren e Liverpoolit ndaj Watfordit të shtunën pasdite e kanë çuar në 36 në total numrin e golave të egjiptianit në sezonin debutues për Liverpoolin.
Këtë gjë nuk e ka bërë askush në histori të ‘The Reds’.
Rekordi mbahej deri tani nga Fernando Torres me 33 gola, i arritur në sezonin e tij debutues 2007-08. /arbresh.info/
https://twitter.com/OptaJoe/status/975072556159029250?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2F
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...