Google ADS

MKRS publikon shifrën e mbështetjes së sportit nga ligji i sponsorizimit për vitin 2022, federatat dhe klubet përfituan rreth 10 milionë euro

09:51 | 24 Shkurt 2023
K.B

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar gjatë të enjtes një artikull mbi mbështetjen e federatave dhe klubeve në vitin 2022 nga ligji për sponsorizim.

Viti 2022 ishte në përgjithësi i frytshëm për federatat dhe klubet sportive, të cilat përfituan mjaft shumë nga ligji për sponsorizim.

Sipas MKRS, vlera totale e mbështetjes së sportit është mbi 9.1 milionë euro.

Sporti që përfitoi më shumë nga ky ligj ishte padyshim futbolli, i cili përfitoi mbështetje nga bizneset me plot 3,597,245 milionë euro nga 236 vërtetime.

Pas futbollit vjen basketbolli që u përkrah me 3,271,893 milionë euro nga 235 vërtetime dhe volejbolli i treti me 481,350 mijë euro nga 70 vërtetime.

Auto sportet vijnë pas tyre me 294,450 mijë euro, xhudo me 244,000 mijë euro, Komiteti Olimpik i Kosovës me 220,000 mijë euro, hendbolli me 204,200 mijë euro dhe skitaria me 120,000 euro.

22 sporte apo federata tjera u përkrahen në përgjithësi me 685,316 mijë euro.

Me anë të Ligjit për sponsorizim, shteti i Kosovës i mundëson bizneseve që të lirohen nga pagesa e tatimit në fitim deri në 30% dhe atë buxhet ta orientojnë në sport./telegraf

Të ngjashme