MKRS pret në takim përfaqësuesin e Federatës së Auto sporteve të Kosovës

11:41 | 4 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Të mërkuren në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit pritën në takim kryetarin e Federatës së Auto Sporteve të Kosovës, Ismet Rexhepi, sekretarin, Valon Tytnxhiu dhe garuesin, Liridon Kalenderi.

Ata u takuan me ministrin, Hajrullah Çeku dhe zëvendësministren, Daulina Osmani.

Në këtë takim u diskutua për sukseset e arritura në autosport gjatë muajit të kaluar, gjithashtu për sfidat dhe zhvillimet në këtë fushë.

Ndërsa garuesit të automobilizmit, Liridon Kalenderi i cili ka arritur rezultat hisotrik, duke dalë i dyti në garën ndërkombëtare malore, FIA Hill Climb Master në Portugali, e uruan për këtë sukses.

Ministri Çeku ndër tjera bëri edhe një herë të ditur rëndësinë që po i kushtohet mbështetjes së sporteve dhe angazhimin e MKRS në këtë drejtim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme