Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka marrë vendim për pezullimin e licencës për Federatën e Karatesë së Kosovës (FKK).
Vendimi është marrë pas rekomandimit të Komisionit Vlerësues për Licencimine Federatave Sportive (KVLFS), shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit të Ministrisë, licenca është pezulluar për një afat kohor prej 45 ditësh nëse FKK zbaton pikat te cilat Komisioni Vleresues per Licencimin e Federatave Sportive i ka listuar në rekomandimin për pezullim.
Ndër të tjera, në rekomandimin e Komisionit Vlerësues thuhet se Federata e Karatesë obligohet që brenda 45 ditëve nga data e pezullimit ta ri përsërisë Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të respektojë ligjet dhe udhëzimet administrative.
Tutje është kërkuar që FKK ta njoftojë MKRS-në përkatësisht Departamentin e Sportit para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshmë dhe 7 para kësaj mbledhjeje ta njoftojë Komisionin për licencim me listën e anëtarëve dhe delegatëve që do të jenë prezentë.
Ndërkaq, kërkohet që në Kuvend të marrin pjesë vetëm anëtarët e FKK-së që kanë përmbushur kriteret për licencim.
Lidhur me pezullimin, Ministria ka dhënë arsyetimin në të cilin thuhet se: “Bazuar ne Ligjin 2003/24 per Sport, respektivisht nenin 27 “Federatat e sportit, themelohen dhe fimksionojne ne perputhje me dispozital e ketij Ligji, statuteve dhe te rregulloreve le tyre le brendshme, te nxjerra ne perputhje me kete Ligj, si dhe te pershtatura me statutet e federatave nderkombetare perkatese te sportit” gjithashtu bazuar ne Udhezimin Administrativ (MKRS) Nr. 01/2022 per Kushtet, kriteret dhe procedurat e themelimit, licencimit dhe ri-vleresimit te federatave dhe organizatave sportive; Rekomandimin e komisionit per Licencimin e Federatave Sportive te dates 08.03.2023, me nr. protokolli 1133/2023-2, i dates 09.03.2023, duke u bazuar ne neni 21 paragrafi 1, nenparagrafi 1.5 “Shkelja e akteve normative te federates sportive nga te cilat ka rezultuar licencimi i federates perkatese ne ate menyre sa krijohet situate e qarte e cenimit te garancive ligjore per te drejten e ushtrimit te lire dhe te papenguar te veprimtarise sportive te sportistit apo te klubit”, si dhe parag rafi 3″ Federata ndalohet te kryej veprimtarine e parashikuar me licence pas hyrjes ne fuqi te Vendimit per pezullimit ose revokim te licences te KVLFS”./Arbresh.info
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...