Google ADS

MKRS ndan mbi 55 mijë euro për pjesëmarrjen e sportistëve në “LOD Pekin 2022”

14:17 | 18 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Minisitria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë mbi 55 mijë euro për pjesëmarrjen e sportistëve kosovar në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.

Me qëllim të përgatitjes dhe pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimoërore Pekin 2022, Komiteti Olimpik i Kosovës, do të përkrahet edhe me një vlerë financiare prej 56 mijë e 815 euro nga MKRS.

Për këtë, të mërkurën u nënshkruar marrëveshje mes MKRS dhe KOK.

Po ashtu, kjo marrëveshje do të shpërblejë për përpilimin e Planit Strategjik të Komitetit Olimpik të Kosovës 2021-24.

Mbështetje financiare për KOK-un është prej kategorisë së subvencioneve dhe vjen si përkrahje për organizimin dhe avancimin e sportit në Kosovë dhe pjesëmarrjen e përfaqësimin sa më të mirë të sportistëve tanë në garat ndërkombëtare.

Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ndërsa në takim ishte e pranishme edhe zëvendës ministrja, Daulina Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme