Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me sportisten Donjeta Sadiku.
Mbështetja financiare për sportisten Sadiku në vlerën prej 12 mijë e 300 euro, bëhet për shpenzimet e përgatitjes së sportistes për Kampionatin Botëror në Nju Delhi-Indi, thuhet në njoftimin e Ministrisë.Gashi ka thënë se angazhimi i tij për të mbështetur sportistët nuk do të ndalet dhe se kjo bëhet me qëllim të përkrahjes së talenteve të rinj të cilët me punën e tyre të suksesshme, po arrijnë që të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në mënyrë të denjë nëpër kampionate të ndryshme ndërkombëtare.Ndërkaq, sportistja, nga ana e saj, e falënderoi ministrin për mbështetjen e tij.
Donjeta është shprehur se ajo do të punojë maksimalisht që nga Kampionati Botëror në Nju Delhi-Indi, të kthehet me medalje./arbresh.info/
A mundet Trump ta blejë Groenlandën?
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...
Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të ...
SHBA vendos sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeminis...