Licencën nga Komisioni për Licencim i MKRS-së e pranuan sot kryetari Gazmend Preniqi dhe nënkryetari Maxhun Berisha.
Është ky finalizimi i një beteje juridike disavjeçare, e cila u përmbyll me realizimin e të drejtave për komunitetin e Taekwondo-së, të konfirmuara tani edhe me vendim gjyqësor – pasi ishin konfirmuar me disa vendime të njëpasnjëshme nga organet administrative. Por, vendime që nuk u zbatuan asnjëherë, njofton MRKS-ja.
“Do të vazhdojmë të shërbejmë si shembull i punës ligjore dhe profesionale – duke i hapur dyert e bashkëpunimit, të bazuar mbi parime të profesionalizmit dhe ligjshmërisë – dhe nuk do të ndalemi asnjëherë të kundërshtojmë çdo sulm të padrejtë dhe të kundërligjshëm ndaj komunitetit të Taekwondo-së. Urojmë klubet, trajnerët, sportistët dhe punëtorët sportiv të Taekwondo-së të cilët në vazhdimësi sakrifikuan dhe po sakrifikojnë me të vetmin qëllim – ngritjen e flamurit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. FTK fton edhe njëherë të gjithë personat të cilët që disa vite po paraqiten – kundërligjshëm – si përfaqësues të FTK-së (në shumë pozita) që të ndalojnë së dëmtuari komunitetin sportiv në Kosovë”, thuhet nw njoftimin e MKRS-së.
MKRS-ja ka pralajmeruar qw kushdo që paraqitet në emër të FTK, brenda apo jashtë Kosovës pa autorizim, do të denoncohet në organet kompetente.
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri