Roma mundi Torinon me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A.
Njëri ndër protagonistët e kësaj ndeshje, mesfushori i Romës, Henrikh Mkhitaryan, theksoi se skuadra e tij është duke luajtur futboll të mirë dhe nuk përjashtoi as mundësinë e fitimit të Scudettos.
31 vjeçari duke folur për ‘Sky Sport Italia’, tha se ky sezon është i çuditshëm shkaku i pandemisë COVID-19.
‘Ne jemi duke u bërë më të mirë pas çdo ndeshje’, tha armeniani.
‘Ata na krijuan disa probleme, kështu që ne duhet të studiojmë gabimet tona dhe të mësojmë të mos i përsërisim ato përsëri’, tha ai.
‘Kemi ende shumë lojëra për të zhvilluar dhe është shumë herët të thuhet nëse mund të jemi pretendentë të Skudetos. Është një sezon i çuditshëm dhe të gjitha ekipet janë shumë afër së bashku atje, por është ende herët, me rëndësi që ne po luajmë mirë’, përfundoi Henrikh Mkhitaryan.
Roma gjendet në pozitën e katërt me 24 pikë gjithsej./lajmi.net/
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...