Pasi ju bashkua Arsenalit nga Manchester United, HenrikH Mkhitaryan ka dëshirë të madhe që të dëshmohet.
29 vjeçari u bashkua në një marrëveshje shkëmbimi me Alexis Sanchez, i cili kaloi te United.
Teksa lëvdoi trajnerin Wenger, Mkhitaryan ka adresuar stilin e futbollit që thotë se po e tërheqë atë pasi që nuk do të ketë nevojë që të ketë mendësi defensive sikurse me Mourinhon.
“Natyrisht se është shumë me rëndësi që të kesh respekt për menaxherin. unë e njoh atë, ai është kërkues dhe i pëlqen që të eksploroj”.
“Ai ishte një prej aryseve që t’i bashkohet Arsenalit ashtu sikurse të gjithë e dinë se ai është menaxher i mirë”.
“Mënyra se si luan Arsenali e bën atë klub atraktiv, sidomos futbolli ofensiv është ajo që më ka tërhequr”, u shpreh Micky.
Mkhitaryan ka një total prej 63 paraqitjesh për Unitedin në të gjitha garat, ku ai ka shënuar 13 gola. /Telegrafi/
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...