Henrik Mkhitaryan e ka filluar mirë ndeshjet parasezonale.
Ish-mesfushori i Manchester United, Henrik Mkhitaryan po kalon një formë të mirë në ndeshjet parasezonale tek Roma nën urdhërat e Jose Mourinhos, transmeton lajmi.net.
Ai në një intervistë ka shprehur optimizmin e tij për sezonin e ardhshëm duke t hënë se skuadrat që duan ta fitojnë Scudetton duhet të mbarojnë punë me Romën fillimisht.
“Kush dëshiron Scudetton duhet të mbarojë punë me Romën, do të jetë një kampionat i ekuilibruar sepse ka skuadra që duan ta fitojnë”, tha ai.
“Është vështirë për të gjithë, ne kemi një skuadër të mirë dhe e dimë se ku duam të arrijmë”, shtoi ai.
“Pa bërë parashikime po mendoj për ndeshjen e radhës, miqësorja ndaj Sevillës. Por e përsëris, kush dëshiron ta fitojë Scudetton do të ketë punë me Romën, duam t’i bëjmë gjërat konkretë dhe jo të ëndërrojmë”, deklaroi Henrik Mkhitaryan.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...