Google ADS

Mkhitaryan jashtë fushës për tri javë

14:52 | 1 Tetor 2019
Arbresh Info

Roma ka pësuar një tjetër goditje për shkak se Henrikh Mkhitaryan do të jetë jashtë fushës për tri javë.

Vetëm disa orë pasi Lorenzo Pellegrini u konfirmua se do të jetë jashtë fushës për dy muaj për shkak se ka thyer ashtin e këmbës, AS Roma ka njoftuar se Mkhitaryan është duke u përballur me një problem të ngjashëm, transmeton portali arbresh.info.

Në fakt, Henrikh Mkhitaryan do të qëndrojë jashtë fushave për shkak të një problemi në kofshë.

Megjithatë,  pushimi i ardhshëm ndërkombëtar do të thotë se ai mund të humbas më shumë se katër ndeshje për “Giallorossët”, dy në Serie A dhe dy në Evropa Ligë.

Reprezentuesi armen ka shënuar dhe ka asistuar në katër paraqitjet e tij të para për “Giallorossët” qysh pas arritjes nga Arsenali./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme