Ardhja e trajnerit gjerman, Hansi Flick, ka sjellur një revolucion të madh në lojën e Barcelonës.
Që nga zbarkimi i tij në Kataluni, “Blaugranat” kanë luajtur gjithsej 14 ndeshje duke fituar 12 prej tyre, teksa kanë pësuar vetëm dy humbje.
47 gola të shënuar dhe vetëm 13 të pësuar në këto ndeshje.
Trajneri gjerman ka ndërtuar një skuadër kryesisht me lojtar të rinj nga shkolla e Barcelonës, “La Masia”.
Brenda katër ditëve të fundit nën udhëheqjen e tij, Barcelona ka mposhtur Bayernin dhe Real Madridin, dy skuadra të cilat nuk i kishte mposhtur tash e disa kohë.
Barcelona nuk është se vetëm fitoi ndaj tyre por edhe i deklasoi ku të dy skuadrave iu shënoi nga katër gola, madje Real Madridin sonte e “dërrmoi” në shtëpinë e tyre.
Flick është mposhtur vetëm nga Monaco në Champions League me rezultat 2-1 dhe Osasuna në La Liga 4-2.
Kundërshtari i radhës është Espanyoli./Arbresh.info
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen