Mitrovica është shpallur kampione në Superligën e femrave për sezonin 2017/18.
Skuadra e vashave të Mitrovicës ka fituar në penalti kundër Hajvalisë duke siguruar titullin e kampiones në Superligë të femrave për këtë edicion, shkruan portali arbresh.info.Gresa Haziri kishte dërguar në minutën e 40′ të ndeshjes skuadrën e Mitrovicës në epërsi, por rezultati në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë ishte barazuar menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë të takimit.
Berlina Musa ishte treguar e saktë me goditjen e saj nga penaltia duke rikthyer shpresat e skuadrës së saj.
Ndeshja më pas shkoi në vazhdime, por titulli i kampiones u përcaktua në penalti.
Mitrovica fitoi me rezultat 4 me 2 në penalti./arbresh.info/
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...