Mitrovica feston titullin e kampionit

19:49 | 31 Maj 2018
Arbresh.info

Mitrovica është shpallur kampione në Superligën e femrave për sezonin 2017/18.

Skuadra e vashave të Mitrovicës ka fituar në penalti kundër Hajvalisë duke siguruar titullin e  kampiones në Superligë të femrave për këtë edicion, shkruan portali arbresh.info.

Gresa Haziri kishte dërguar në minutën e 40′ të ndeshjes skuadrën e Mitrovicës në epërsi, por rezultati në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë ishte barazuar menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë të takimit.

Berlina Musa ishte treguar e saktë me goditjen e saj nga penaltia duke rikthyer shpresat e skuadrës së saj.

Ndeshja më pas shkoi në vazhdime, por titulli i kampiones u përcaktua në penalti.

Mitrovica fitoi me rezultat 4 me 2 në penalti.

Arbresh.info iu sjell nëpërmjet fotografive festën e vazhave të klubit Mitrovica. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme