Ekziston një ide se Lionel Messi nuk është në gjendje për qenë lider dhe Diego Maradona është njëri prej tyre që ka një opinion të tillë.
Në fillim të muajit tetor, Maradona, i cili tani është duke menaxhuar skuadrën Dorados de Sinaloa në ligën e dytë meksikane, ka vënë në pikëpyetje aftësitë e Messit si një lider dhe ka pretenduar se ai shkon në tualet 20 herë para një ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
“Messi është një lojtar i mrekullueshëm, por ai nuk është lider”, kishte thënë Maradona.
“Para se të flas me trajnerin dhe lojtarët, ai do të luaj në PlayStation. Më pas, në fushë, ai dëshiron të jetë lider. Ai është më i miri në botë me Cristianon”
“Për mua, është e vështirë për të thënë këtë por është gjithashtu e kotë për të bërë lider një person që shkon 20 herë në banjë para një ndeshje”
Por, edhe pse Messi ka një reputacion si një djalosh i qetë në fushë dhe si një person që preferon të udhëheqte, ai demonstroi cilësitë e tij të një lideri gjatë fitores 5 me 1 ndaj Lyonit në Camp Nou mbrëmjen e së mërkurës.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ishte i përfshirë në katër gola gjatë pjesës së dytë me anë të së cilës Barcelona vazhdoi në çerekfinale ku shorti e ka vendosur të luaj kundër Manchester United.
Përveç kësaj, një klip është duke shfaqur një seri instruksionesh të dhënë nga Messi ndaj bashkëlojtarëve të tij pasi Lyoni shënoi me anë të Lucas Tousartit./arbresh.info/
(Videon mund ta shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu)
https://twitter.com/MDSArshaq/status/1106517901308321792
https://twitter.com/Barca_Tape/status/1106404916266823681
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...