Sulmues belg, Mitchy Batshuayi, gjatë muajit janar u transferua në Signal Indual Park nga Chelsea në formë të huazimit deri në fund të sezonit.
Batshuayi nuk arriti të bënte vend në formacionin e trajnerit italian të Chelseat, Antonio Conte, i cili i besonte më shumë sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata.
Megjithatë, Batshuayi ka rigjetur formën e tij më të mirë pasi shënoi qysh në debutimin e tij javën e kaluar. Ai shënoi dy gola ndaj Kolnit, vetëm tri ditë pasi Chelsea u turpërua nga Watford me rezultat 4 me 1.
24 vjeçari golin e tij të tretë në fanellën verdhezinj e shënoi sot ndaj Hamburgut, në fitoren prej 2 me 0.
Pas këtij goli, tifozët e Chelseat kanë reaguar në rrjetin social ‘Twitter’ duke e fajësuar trajnerin, Antonio Conte, se nuk i ka besuar belgut.
Më poshtë mund të gjeni disa nga reagimet e tifozëve:
“Ne e lejuam Batshuayin të largohet dhe ai fillon të shënojë gola. Unë e urrej jetën time”, shkroi njëri nga tifozët e Chelseat.
“Njeriu kryesor @mbatshuayi shënon përsëri. Unë me të vërtetë shpresoj se një italian është duke e shikuar”, shkroi një tjetër tifoz.
“Batshuayi është i mirë. Conte nuk i ka besuar atij”, ka shkruar një tifoz i Chelseat në Twitter. /arbresh.info/
https://twitter.com/mbatshuayi/status/962365391275286528?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.thesun.co.uk%2Fsport%2Ffootball%2F5547143%2Fmichy-batshuayi-dortmund-chelsea%2F
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave