Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për raundin e pestë në Ligën e Kombeve.
Mbrojtësi, Mario Mitaj, pas ndeshjes ka thënë se fati ka qenë në anënë e kuqezinjve sot, pëcjell Arbresh.info.
“E dinim që Çekia është ekip shumë i fortë, sidomos fizikisht, bëmë gabim 20 minutat që i lamë të luajnë. Ato 2-3 raste që kemi duhet t’i shfrytëzojmë sa më mirë. Kishim fat, u mbrojtëm mirë se nuk na shënuan gol vetëm duhet të përmirësojmë sulmin.
“Plani ndonjëherë është thjesht të gjejmë sulmuesin, të fitojmë topin e dytë. Ky ishte plani të gjejmë sulmuesin kryesor.”
“Unë thjesht mund-ohem çdo lojë të përmirësoj këtë pjesë të lojës, që të dal më shumë dhe të ndihmoj në sulm. Do mundohem të dal më shumë dhe të ndihmoj skuadrën me rastet që do ketë”, u shpreh Mitaj për Klan TV.
Ndeshja e radhës e kombëtares shqiptare është ndaj Ukrainës pas tri ditësh në “Air Albania”./Arbresh.info
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...